Në një martesë një nga gjërat që konsiderohet si shumë të rëndësishme është besnikëria.
Nëse kjo nuk ndodh në një marrëdhënie lindin probleme. E tillë është edhe historia e një burri nga Irlanda i cili ka mashtruar gruan e tij.
Sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi ai shkonte në lokalet e natës. Por, burri nga Irlanda e ka pësuar keq për këtë mashtrim që i bënte gruas së tij.
Ai i kishte thënë gruas së tij që ndodhej me pushime në Spanjë se ishte duke shkuar në shtëpi.
Gruaja e tij më pas i kishte kërkuar vajzës së saj të shkrepte një foto të babait nga dhoma e gjumit.
Më pas ai shkoi në shtëpi thjeshtë për të shkrepur foton, dhe për të dalë përsëri jashtë, duke e mashtruar gruan e tij.
Vajza e tyre ia bërin foton dhe ai nisi nënës së saj. Nëse mendoi se historia mbyllet këtu, po u themi që jo.
E themi këtë, pasi vajza e postoi Twitter. Më pas shokët e tij e bënë foton virale dhe nxorën në pah të gjitha mashtrimet e tij.
Një nga shokët që publikoi foton e tij shkroi:
Gjërat që duhet të bësh për të shkuar në pub kur gruaja është larguar…”