I vjedhin celularin dhe ndjek hajdutin me GPS, e pabesueshme kush ia kishte marrë

    0
    487

    Një i ri, të cilit i kishin vjedhur celularin, nuk u ka besuar syve kur ka parë se kush kishte qenë hajduti i vërtetë.
    Ngjarja është regjistruar në Peru në Amerikën e Jugut.

    Pasi kërkoi më shumë se një orë e gjysmë duke përdorur GPS, viktima gjeti policin në qendër të qytetit.

    Menjëherë, agjentët e rendit filluan një persekutim.

    Madje, surpriza nuk ishte vetëm fakti se hajditi ishte polic, por se nuk kishte marrë vetëm atë celular.

    Në xhepat e tij ai gjithashtu kishte gjashtë telefona celularë të vjedhur.

    Kamerat e sigurisë arritën të kapnin momentin e saktë në të cilin polici i merr djalit telefonin e tij celular.

    Pastaj, ai iku me bashkëpunëtorin e tij që po e priste në automjet.