I zbuluan lidhjen, Olsi Bylyku merr vendimin që nuk pritej (Foto)

    0
    267

    Aktori i humorit, Olsi Bylyku, është shumë i rezervuar për të ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e tij personale, madje është shprehur shpesh në skeçe se është beqar.

    Por ai u fotografua për herë të parë krah të dashurës, gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

    Fotot e publikuara treguan aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune, e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto.

    Olsi nuk e priti mirë të gjithë vëmendjen mediatike që partnerja e tij ka marrë, duke qenë se ajo nuk është as një personazh i jetës publike gjë për të cilën aktori është shprehur:

    ‘Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.

    Por nuk ka zgjatur shumë nga ky prononcim dhe aktori ka publikuar vetë foto në Instastory me Eglin.

    Mesa duket çifti ka vendosur të mos fshihen më nga mediat dhe publiku dhe me siguri tashmë do ti shohim më shpesh bashkë.