Ideja/ Nëse dënohet Skënderbeu, të gjithë të kalojnë tek Maliqi dhe për 3 vjet në Champions

    0
    343

    Lajmi për pezullimin e Skënderbeut për 10 vite ka sjellë komente të shumta nga qytetarët e Korçës. Njëri prej tyre, që njihet si një tifoz i çmendur i Skënderbeut, Ilir Vrenozi, pa pritur vendimin e KAS-it ka nxituar të japë një variant tjetër për “të shpëtuar” Skënderbeun.

    “E fundit fare Larg qofte nëse mbetet dënimi ne fuqi, Presidenca mos u largoni nga Korça , merrni MALIQIN lojtaret e Skënderbeut çojini ne ekipi i Maliqit qe është kategori te dyte , ngjiteni për dy vjet ne Superiore ndeshjet bëjini ne stadiumin e Korçës meqenëse Maliqi s’ka stadium…. dhe për tre vjet jemi prape ne champions league nen siglen e Maliqit te Korçes …” – shkruan Vrenozi. Por ky variant po qarkullon së tepërmi 24 orët e fundit në Korçë. Gjithsesi nuk dihet sa i mundur është realizmi.