Ilir Meta dhe Sali Berisha i shpαllin lυftë Amerikës, shikοni se çfarë thοnë mediat serbe dhe ruse
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi dje me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”.
Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, zoti Meta flet për “fletërrufe” të porositur në Tiranë apo një akt të poshtër, sipas tij.
Kaq mjaftoi që mediat serbe dhe ruse ti bëjnë jehonë këtij sulmi. RTS e Serbisë thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë.
Në shkrim përmendet dhe reagimi i Metës ndaj SHBA, duke mbrojtur Berishën. Meta e quajti aktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër .
“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm”, shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar” se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS. Gazeta politike e Beogradit ka shkruar edhe për padinë që Berisha paralajmëroi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinke për shpifje.
“Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.
Media ruse Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’.
Sputnik thekson se mazhoranca po përgatitet të zëvendësojë Ilir Metën si President, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.