/Ilir Meta i bashkohet Sali Berishës, suIm komandantëve të UÇK pasi i kujtuan skandaIin me pasaportat, i akuzon për…

Ilir Meta i bashkohet Sali Berishës, suIm komandantëve të UÇK pasi i kujtuan skandaIin me pasaportat, i akuzon për…

Dyshja e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri Meta-Monika u ndërsejnë zagarët e oborrit luftëtarëve të UÇK pasi u nxorën në pah aferën e shitjes së pasaportave shqiptare, Presidenti heq petkun e patriotit për të mbrojtur pazaret

Ilir Meta u ka ndërsyer dje komandantëve të UÇK analistët, gazetarët dhe blogerët në oborrin e Monikës, pasi i nxorën edhe një herë në pah pazarin dhe aferën e tij me shitjen e pasaportave, përmes dekreteve të paligjshme presidenciale.

Për herë të parë, për të mbrojtur pazaret me nënshtetësinë, Ilir Meta ka hequr petkun e patriotit, duke iu bashkuar aleatit të tij Sali Berisha, në sulmet ndaj njerëzve të UÇK, të cilët 21 vite më parë luftuan me ushtrinë e Millosheviçit për të çliruar Kosovën dhe për të ndalur masakrat e Kasapit të Ballkanit mbi shqiptarët e Kosovës.

Disa ditë më parë, u shfaqën në një studio televizive një nga komandantët e luftës, Sheremet Jashari, i njohur si komandant Klina si dhe një nga ish-ushtarët e tij, Bashkim Shkodra nga Kopliku i Shkodrës, i plagosur në luftë, por sot, mbledh kanoçe për të mbajtur familjen.

Komandanti me luftëtarin u takuan pas 21 vitesh, pasi Klina e dinte se ish-ushtari Bashkim Shkodra nuk jetonte më, pasi gjatë luftimeve, grupi i tij i ushtarëve kishte rënë në pritën e ushtrisë serbe në Kosovë, ku shumë luftëtarë ishin varë.

Gjatë bisedës emocionale, krejt rastësisht doli në pah afera e Ilir Metës me shitjen e pasaportave shqiptare, ku ka pajisur me nënshtetësi të veçantë dhe si vlera kombëtare njerëzit e krimit, trafiqeve dhe korrupsionit.

Ish-luftëtari tha se i kishin kërkuar para për t’i dhënë nënshtetësisë shqiptare gruas së tij nga Drenica, me të cilën jeton prej 11 vitesh dhe së bashku kanë gjashtë fëmijë.

Kaq ka mjaftuar që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të hedhin në sulm zagarët e oborrit, të cilët dyshja i mban të lidhur më para të pista dhe vila. Objekt i sulmeve është bërë komandant ‘Klina’, i cili është akuzuar dje nga të paguarit e Metës dhe Monikës për mashtrim, korrupsion, prostitucion etj. Sulmet më akuza nga më të rëndat janë të koordinuara dhe dirigjuar nga Monika, me porosi të Metës. Sulmet janë në sinkron me sulmet që Sali Berisha ndërmerrte para 21 vitesh kundër luftëtarëve të UÇK duke i etiketuar si terroristë, grabitës, bandë marksiste, hajdutë fondesh etj. UÇK luftonte në dy fronte, përballë ushtrisë së Millosheviçit në Kosovë dhe pas shpine, me Sali Berishën në Tiranë.

Sali Berisha, përmes njerëzve të tij dhe ndërlidhjeve me UDB, spiunonte në Beograd organizimet e UÇK në Shqipëri, përndiqte krerët e UÇK, njerëzit e tij sabotuan furnizimin e me armë të UÇK, siç ishte prita dhe vrasja e Ilir Kunishvesit etj.

Kush ka dyshime të hapë arkivin e gazetës Rilindja Demokratike dhe të lexojë akuzat dhe sulmet shokuese të Sali Berishës ndaj UÇK, të dëgjojë rrëfimet e komandantëve të UÇK si dhe të lexojë raportet për lidhjet e Berishës me Beogradin.

Në atë kohë Ilir Meta nuk e kishte veshur mantelin e patriotit, por ishte i fokusuar tek vjedhja e floririt, trafiqet dhe pasurimi marramendës. Por, 21 vite më vonë, Meta i bashkohet aleatit të tij Berisha në sulmet ndaj UÇK./Pamfleti