/Ilir Meta kapet me subjektin e OFL-së, nën monitorim çdo lëvizje deri në 26 prill, vijon bastisja e bazave të parave

Ilir Meta kapet me subjektin e OFL-së, nën monitorim çdo lëvizje deri në 26 prill, vijon bastisja e bazave të parave

Ilir Meta kapet me subjektin e OFL-së, nën monitorim çdo lëvizje deri më 26 prill, vijon bastisja e bazave të parave

Presidenti maskohet dhe del të takojë skutave personazhe të dyshimtë për blerje votash, fotografohet me kapuç në një skutë.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, skuadra speciale kundër krimit zgjedhor, ka intensifikuar monitorimin e lëvizjeve të Ilir Metës dhe bandës së tij, për të konstatuar dhe dokumentuar çdo tentativë për blerjen e votave me para të pista. Një grup i posaçëm po ndjek këmba-këmbës Ilir Metën, i cili lëviz me shpurën e Presidencës nga Tirana në Vlorë dhe nga Vlora në Durrës, duke takuar njerëzit e tij dhe duke dhënë porositë e fundit për zbatimin e skemës së blerjes së votave me para të pista.

Ditët e fundit, Meta është fotografuar nga një anëtar i skuadrës speciale, duke takuar një subjekt të OFL-së, për blerje votash, në një skutë. Meta është shfaqur i maskuar dhe i mbuluar me kapuç. Ai bisedon me personazhin tjetër gjysmë i fshehur.

Gjatë natës, Ilir Meta është fotografuar duke hyrë në lagje që kontrollohen nga subjekte të krimit. Ka dyshime të forta se Meta po merr pjesë personalisht në shpërndarjen e parave të pista nga Gjiri i Lalzit nëpër bazat përkatëse.

Ditën e sotme, gjatë një konference alarmuese për shtyp, Meta tha se më i survejuari nga të gjithë ishte ai vetë.
“Më i survejuari nga të gjithë jam unë. Më ndjekin kudo. 10 mijë fuksa janë shtuar në administratën shtetërore. Nesër do të bëjmë padi.

Patronazhistët, duke i ditur pikët e dobëta, po më ngacmojnë edhe vajzën e vogël. Patronazhistët i çojnë një lajm, që sikur kisha sharë gruan e Damianit dhe më tha: Babi mos pi më dhe mos u merr me gruan e tjetrit.

Marr Tedin urgjent dhe i them mos kam bërë ndonjë lapsus, se nuk merrem me gratë e shokëve. Patronazhistët i thonë vajzës, që thuaj babit të ruaj figurën e presidentit, mos bërtasë shumë”.

Meta tha se në survejim janë edhe gjyqtarët e prokurorët.

“Prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e opozitës janë në survevijm dhe kur u kapin ndonjë gjë të vogël, u thonë të doli kjo ose ajo. Jemi në ditët historike për kombin tonë.

Deri më 26 prill, të ndjekin Facebook tim, sepse në televiziione u thonë mos dëgjo presidentin, por gënjeshtat për aeroportin e Kukësit”, tha Meta.

Disa ditë më parë, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë tek një kushëriri i tij në Maliq të Korçës. Gjatë vizitës, Meta është survejuar me dyshimin, se mos po e përdorte banesën, si bazë parash.

“Vajta unë në Maliq te një kushëriri im, ushtarak në pension ai. Mbas dy ditësh i vajtën për kontroll në banesë atij, ai vetëm me gruan.

E kam të regjistruar këtë rast, për sjellje të papërgjegjshme të policisë”, tha Meta./Pamfleti