Ilir Meta kërćënon hapur Lulzim Bashën, frikë për pazar me Ramën për të fundosur LSI-në
Ilir Meta fushatë shantazhi ndaj Lulzim Bashës pas dyshimeve se po bashkëpunon me Ramën për të asgjesuar bandën e tij, në skenë del edhe Berisha, shton presionin ndaj benjaminit të tij.
Ilir Meta ka nisur një ofensivë shantazhi dhe kërcënimesh të koduara ndaj Lulzim Bashës, tek i cili ka dyshime të forta se po bashkëpunon në prapaskenë me Edi Ramën, për t’u bashkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të asgjësuar përfundimisht bandën-LSI.
Nuk është më sekret që Rama dhe Basha janë në një aleancë të fshehtë që në dhjetor të 2014, për të dominuar politikën dhe për të nxjerrë në ‘pension politik’, faktorët e tjerë si Ilir Meta, Sali Berisha etj.
Për aleancën Rama-Basha ka edhe prova të pafundme që nga bashkimi i tyre në maj të 2017, plani për shkrirjen e LSI, vjedhja e 13 milionë eurove me shembjen e pallatit të vjehrrit të Bashës, ndarja e parave publike nga Rama me Bashën, ku mbi 30 oligarkë dhe klientë të qeverisë i japin para kunatit etj.
Por, Sali Berisha e ka detyruar Bashën të bashkohet me LSI kundër vullentit të tij, madje edhe të përbetohet publikisht se nuk do bëjë më kurrë marrëveshje me Edi Ramën.
Në këto rrethana, Ilir Meta ka humbur besimin tek Lulzim Basha, tek i cili dyshon se po punon kundër LSI-së, edhe pse PD-LSI zyrtarisht janë pjesë e një koalicioni. I shqetësuar nga një skenar i tillë, Meta i dha dhe një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa tha se:
“Dy gjëra janë të përjashtuara: Që LSI të bëjë koalicion me Ramën dhe e dyta të bëjë lojë dyfishe me ata që i quajmë oligarkë. Për fat të keq largimi nga parlamenti i opozitës e lehtësoi Ramën.
Nëse Lulin e merr tani do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete”.
Disa ditë më parë, Meta i dha një tjetër mesazh Bashës, duke e kërcënuar me shkarkim dhe se do t’i zërë vendin si kryetar opozite nëse Rama fiton zgjedhjet.
Meta tha se: “Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë”.
Krahas Metës, në skenë këto ditë ka dalë edhe Sali Berisha, i cili tha se nuk do të ketë kolalicion PD-PS, duke i dhënë një mesazh Bashës dhe duke qetësuar aleatin e tij, Ilir Meta.
“S’mund të ndodh ajo kurrë! Edi Rama ka probleme dhe duhet të përgatitet. PD është parti kombëtar, Edi Rama është figurë antikombëtare. S’mund të ketë koalicion me të”, tha Berisha./Pamfleti