/Ilir Metës ‘i del situata’ nga kontroIIi, qytetarët e nxjerrin ‘zbuIuar’

Ilir Metës ‘i del situata’ nga kontroIIi, qytetarët e nxjerrin ‘zbuIuar’

Presidenti Ilir Meta, tha se në 30 vite politika e vendit nuk ka përmbushur aspiratën e qytetarëve për integrimin në Bashkimin Europian.

I pyetur për rolin e tij në politikë, që nga aktivizimi si student i Lëvizjes së Dhjetorit, Presidenti Meta tha se

“në 30 vjet, Shqipëria nuk është vonuar asnjë sekondë në procesin e integrimit europian për shkak të Ilir Metës”.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

Qytetarët shprehen se presidenti punon kundër Shqipërisë dhe këtë sipas tyre e tregoi dhe ambasadorja Yuri Kim.

Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.