/Incίdent në prag të zgjedhjeve, policiα nis hetίmet për militαntët e PD, ja çfarë kanë bërë

Incίdent në prag të zgjedhjeve, policiα nis hetίmet për militαntët e PD, ja çfarë kanë bërë

Tre simpatizantë të Partisë Demokratike në Maliq janë vënë në hetim në gjendje të lirë nga Policia,

pasi u përfshinë në një incident mbrëmjen e djeshme, ku ndaluan një automjet në të cilin pretendonin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç;

Endrison Dushku dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, “këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B.,

me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota”.

Policia thotë se në mjetin e administratorit Ahmet Goroveci, nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

“Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.