Indoneziani si Bolt, ka një shpejtësi marramendëse: Kalon kundërshtarin, portierin dhe në fund realizon gol (Video)

0
261

Terens Puhiri mund të konsiderohet si një ndër futbollistët më të shpejtë në botë.

Ai këtë e dëshmoi në ndeshjen mes Pasamania Borneos dhe Mitra Kurar në kuadër të superligës indoneziane.

Në fakt, tek rezultati prej 2-0 në dobi të Pasamanias, Puhir zvogëlon epërsinë e ekipit kundërshtar.

Në momentin e golit, 21-vjeçari dëshmoi se sa i shpejtë është në të 70 minutë duke na kujtuar vrapimet në 100 metra të ish-atletit, Usain Bolt.

Ai mori topin në gjysmëfushën e tij dhe nuk kishte njeri normal që mund ta ndalonte, por ai tregoi edhe një gja.kftohtësi vr.astare duke mos e lënë aksionin spektakolar të humbiste kot, duke shënuar gol pasi dribloi edhe portierin.

Ndryshe, takimi përfundoi 3-1 në dobi të Kurarit. /Telegrafi/
Më poshtë shihni pamjet në Video: