Infermierja sjeII në jetë fëmijën në sediIjen e makinës, teksa ndiqej nga poIicia

0
185

Një infermiere ka sjellë në jetë fëmijën e saj në sediljen e makinës, teksa po nxitonte për të arritur në spital. Marie Head, ishte në makinë me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Bashkëshorti Ilian, po përpiqej të nxitonte sa më shumë drejt spitalit, duke shkelur kështu edhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Teksa ka kaluar në disa semaforë të kuq, makinën ka filluar ta ndjekë policia. Ai nuk ka ndaluar dhe policia e ka ndjekur deri në spital.

Pasi arritën në spital dhe policët do e arrestonin, Ilian u tregoi foshnjën e porsalindur dhe vajzën e tyre tjetër të terrorizuar nga ajo çka kishte ndodhur.

Infermierja Marie ka treguar:

Ilian po na çonte në spital sa më shpejt të mundej dhe shkeli rregullat rrugore. Policia filloi të na ndiqte, por ishte e pamundur në atë situatë të ndalonim për kontroll.

Ne ishim duke bërë shëtitje, kur papritur më filluan kontraktimet e lindjes. Ndodhi çdo gjë shumë shpejt, nuk patëm mundësi as të linim vajzën tonë 2 vjeçare në shtëpi.

Ajo e pa gjithë skenën e lindjes dhe nuk i besohej çfarë po shikonte.

Kërkuam për një ambulancë, por ishte e pamundur të arrinte në kohë. Ishte një mrekulli që munda të lindja, në mes të gjithë asaj situate plot tension.