Intervista e Rames per prestigjozen franceze: Ose BE të na pranojë ose na “pushtuan” të huajt!

    0
    323

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për EURACTIV.fr., sërish ka kërcënuar Bashkimin Europian, se nëse nuk i merr parasysh lutjet e tij për hapjen e negociatave, rajoni rrezikon që të bjerë nën ndikimin e huaj”.

    I pyetur se cilat rreziqe mund të lindin nga një procedurë e pranimit për Shqipërinë, dhe më gjerë për Ballkanin Perëndimor, ai deklaroi se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit mund të përfundojnë, në një “zonë gri” në mes të Europës, e cila do të përfundonte nën ndikimin e huaj

    “Unë nuk besoj në ndalimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, jam i bindur se marrëdhëniet më të ngushta me BE-në jo vetëm që janë të dobishme për Ballkanin, por edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për të adresuar shqetësimet e sigurisë, kohezionin territorial dhe kontrollin e kufijve. Largimi nga Ballkani do të krijonte një zonë gri në mes të Europës, e cila mund të përfundonte nën ndikimin e huaj. Dhe këtu padyshim nuk do të përfitonte Europa”, ka thënë Rama në këtë intervistë.