/Inxhinierja e nderuar Luljeta Bozo : Zgjohem qe ne 4 te mengjesit dhe bej 5 km ecje, gjithashtu haj vetem 1 vakt ne dite por…

Inxhinierja e nderuar Luljeta Bozo : Zgjohem qe ne 4 te mengjesit dhe bej 5 km ecje, gjithashtu haj vetem 1 vakt ne dite por…

Profesoresha Luljeta Bozo ishte ajo që na qetësoi pas situatës së rëndë që kaluam nga tër. meti i 26 nëntorit. Me qetësinë e saj dhe mbi të gjitha diturinë, shumë njerëz që dëgjonin profesoreshën e nderuar gjenin një shpjegim të qartë se çfarë po ndodhte me ndërtimet në Shqipëri.

Për këtë por jo vetëm, mjafton të kujtojmë 54 vite punë si inxhiniere, profesoresha Luljeta Bozo është një nga personazhet e vitit në emisionin Opinion. Profesoresha tregoi se si nisi studimet, ndërsa tha se nuk ishte një nga ëndrrat e saj.

“Fizikën e kam pasur shumë qejf edhe në rininë time kisha qejf të isha gjeologe pasi kisha shumë qejf të ngjitesha malit. Këto ishin ëndrrat e rinisë. Në kohën tonë nuk para shpreheshin shumë dëshirat, caktoheshin. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishin dy studente shqiptare në institutin e arkitekturës në Moskë.

Në atë kohë këtu nuk përgatiteshin arkitektë. Është për të qeshur se unë që shkova për arkitekturë nuk dija të bëja vizatim, fare po fare. Edhe vizatimin teknik në shkollë ma bënte vëllai se ai kishte mbaruar poltikenikumin dhe ai më bënte vizatimet.

Por aty ishte marrëveshje që ne do të shkoni atje, bënim apo jo. Në na dhanë kokën e Apollonit ta vizatonim për 4 orë. Ne rrinim shikonim njëra tjetrën dhe qeshnim se çfarë do bënim. Nuk dinim… Kur sa iku ai instruktori vijnë studentët e vitit të tretë.

Ne rusishten e dinim shumë mirë, sepse gjuhë ruse në shkollën e mesme na i bënte një ruse. Erdhën ata, pam pam… Për tre minuta dhe shkuan në punën e vetë. Vjen instruktori pas gjysmë ore: Shumë mirë vajza tha, e keni bërë shkëlqyeshëm. Ne drejt e drejt: nuk e kemi bërë vetë!

Ai bëri sikur nuk dëgjoi. Na merr ai ato vizatimet e tona na çon tek Zv.dekani. Edhe ky tha shumë mirë i keni vizatuar, ne po i thamë prapë nuk i kemi bërë vetë.

Nuk ka problem tha, ju do ti mësoni të gjitha këto dhe kjo ishte kaq e vërtetë sa që njeriu kur do i mëson që të gjitha. Unë që nuk dija të vizatoja as një kokërr mollë, në fund të vitit të parë punën time e mbajtën si vizatimin më të mirë të grupit”.

Sa i përket situatës pas tër.metit dhe zonave më të god. itura, profesoresha Luljeta Bozo tha: Unë kam vite e vite me radhë që them na ruajt Zoti nga tër. meti se nuk dihet se çfarë do bëhet, në plazhin e Durrësit, në kënetë dhe disa ndërtime të tjera.

Mikro-sozmini i parë është bërë i Durrësit, është vendi që ka vuajtur më shumë nga tër. metet. Tre herë është gro.posur, atje mund të bien dhe tër. mete deri në 9 ballë me shkallën e vjetër. Kurse me këtë të renë, 8.5 është e mundshme, që është katast.rofik. Është një tër. met që përsëritet në një periudhë kohore shumë të gjatë.

Ku është prob. lemi me ndërtimin në Shqipëri?

“Ne kemi shumë prob. leme, shumë rrez. iqe natyrore, më i fri. kshmi është tër. meti. Megjithatë pak a shumë dihet në Shqipëri kush janë zonat me aktivitet të lartë sizmik. Durrësi nuk duhet të zbrazet por duhet të ndërtohet mirë.

Rrez.iku i dytë janë rrëshqitjet e njëpasnjëshme. Ka mundësi që plani i rrëshqitjes të jetë 60 metra thellë, e nuk ka masë inxhinierie që e pengon atë. Rre. zikun i përmbytjeve, pasi gjithë sistemi i kullimit, i prishëm të gjithë. I hoqëm gurët për të bërë shtëpi. Rre. ziku i fundit i zjarreve, që në shumë raste janë nga pakujdesia mos themi të qëll. imshme por që prishin gjithë ekosistemet”.

Vazhdon të punosh për ditë?

Jo për ditë, por me “regjim gjermani”. Në 4 e një çerek zgjimi. Tër. meti mua më gjeti zgjuar. Shpirtërisht isha përgatitur që do vinte ky tër.met. Në orën 5 marshimi, një orë, 5 km. Po nuk bëra 5 km në mëngjes nuk kthjellohem.

Ajo më ftillon, veç që bëj lëvizje bëj plane, meditoj. Se nuk ka dhe njeri është e qetë Tirana. Nga ora 6 deri në 7, çfarë bëhen ato të mëngjesit dhe ne 7 e çerek unë dal dhe iki në punë, tek universiteti Polis. Të hënë të martë dhe të mërkurë kam nga tre orë mësim dhe mbaroj nga ora 1. Pastaj kthehem, do haj drekën.

Një herë në ditë haj. Vetëm drekën. Pastaj filloj turnin e dytë në shtëpi. Kafe pi shumë… po merrem me shkrime, tani kam në dorë dy libra. Vetëm 5 orë gjumë bëj.