/Ish-burri prej 2 vitesh nuk e lejon ta shikojë fëmijën e saj, NËNA: Djali thotë babi më ka gjetur në lakra

Ish-burri prej 2 vitesh nuk e lejon ta shikojë fëmijën e saj, NËNA: Djali thotë babi më ka gjetur në lakra

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të një nëne, e cila prej 2 vitesh nuk shikon djalin e saj.

Blerta ka jetuar 7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij, por marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë.

Ajo në studio pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme psikologjike.

Madje para se vjehrra ta përzinte nga shtëpia, ajo dhe burri i saj flinin në dhoma të ndara.

Pasi largohet nga shtëpia e tyre dhe kthehet tek prindërit, ajo nxjerr një urdhër mbrojtje dhe djalin e tyre, që sot është 7 vjeç arrin ta marrë me vete.

Por djali i xhaxhait të bashkëshortit vjen tek shtëpia e tyre dhe me mirëkuptim kërkon që të marrë djalin dhe ta çoja tek Edmondi, që është burri i saj dhe më pas ta sjellë sërish.

Blerta pranoi dhe bën edhe një deklaratë dore. Por premtimi nuk u përmbush, pasi që nga Qershori i viti 2018 dhe deri tani, nëna nuk e ka takuar më djalin e saj, edhe pse ajo ka fituar kujdestarinë e tij.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/5gxK0eJ5xj0″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>