Ish-kuzhinierja që fiton 30 mijë dollarë në ditë nga interneti (që nga gushti ka fituar 2 mln dollarë)

    0
    266

    Një ish-kuzhiniere dhe basketbolliste, e cila ka 2.5 milionë ndjekës në Instagram dhe poston foto e video të shumta për ndjekësit e saj, fiton mijëra dollarë në ditë nëpërmjet tyre.

    Jem Wolfie, 27 vjeç, nga Australia, shet librat e stërvitjeve dhe recetat për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, dhe thotë se fiton 30 mijë dollarë në ditë.

    Nga gushti, kur nisi këtë biznes, ajo ka fituar 2 milionë dollarë dhe gjasat janë që fitimet të rriten më shumë.

    Ajo la shkollën e mesme për të punuar si kuzhiniere.

    Por, kjo nuk i mjaftonte, dhe merrej gjithashtu edhe me basketboll.

    Por një dëmtim i rëndë në 2015 bëri që ajo të tërhiqej nga basketbolli dhe ndërkohë që rehabilitohej në palestër, filloi të publikonte video për një grup të vogël.

    Më pas ndjekësit u shtuan dhe madje tërhoqi vëmendjen edhe të kompanisë së Kaney Ëest, Atlantic Records, që e përfshiu në një projekt të vetin, dhe tashmë 27-vjeçarja është bërë një biznesmene e suksesshme.