Ish-presidenti rrëfen misterin si e helmuan: Më puthi gruaja në buzë dhe më tha…

    0
    258

    Në një rrëfim të pazakontë, Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko ka zbuluar për herë të parë se kishin tentuar ta helmonin, duke lënë të nënkuptohet se pas këti akti mund të fshihej Vladimir Putin.

    Në një intervistë e “BBC”, Viktor ka folur për helmimin e spiunit rus, duke thënë se shpreson që Evropa të zgjohet pas kërcënimit të paraqitur nga Rusia.

    Ai rrëfeu për herë të parë se katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Yushchenko kandidonte për President, i ishte bërë një tentativë për helmin.

    Ish-presidenti u shpreh se:

    “Kur erdha në shtëpi dhe putha bashkëshorten time, ajo më tha ‘Buzët e tua kanë shije metali’. Unë po darkoja me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Sipas hetimeve, lënda helmuese ishte hedhur në orizin që u shërbye në tavolinë.
    Më dërguan menjëherë në spital. Isha enjtur në pjesën më të madhe të trupit. Koka më ishte bërë shumë e madhe. Dhimbja u shpërnda nëpër të gjithë trupin”.

    I pyetur nëse ishte Vladimir Putin ai që dha urdhrin për helmimin, Viktor u shpreh se:

    Kam një përgjigje por nuk mund ta them”.