/“Isha 12-vjeç dhe s’kisha para”, Ronaldo kujton kohën kur Iypte hamburger në mesnatë

“Isha 12-vjeç dhe s’kisha para”, Ronaldo kujton kohën kur Iypte hamburger në mesnatë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ashtu si shumica e futbollistëve të talentuar që para se të bëheshin “yje” kanë përjetuar një kalvar të gjatë vua.jtjesh dhe per.ipecish, edhe sul.muesi 34-vjeçar i Juventus ka pasur një fëmijëri tepër të vësh.tirë.

Në një rrëfim për gazetarin e njohur Piers Morgan, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka rrëfyer thuajse gjithë historinë e jetës së tij.

Ndër të tjera Ronaldo tregoi vu.ajtjet që ka përjetuar në moshën 12-vjeçare.

Ai zbuloi se asokohe ishte i detyruar që të lypte në mesnatë për ndonjë hamburger që kishte tepruar.

Ish-ylli i Real Madrid tha se nuk do t’i harronte kurrë tre vajzat që e kanë ndihmuar me ushqim kur ai ishte fëmijë.

Portugezi rrëfeu:

“Isha 12 vjeç dhe nuk kishim para. Jetoja së bashku me disa futbollistë të moshës sime, të cilët vinin nga disa vende të ndryshme të Portugalisë. Ishte shumë e vështirë pa mbështetjen e familjes, të cilën e takoja njëherë në disa muaj. Rreth orës 22:30-23:00, ishim të uritur. Kishim një “McDonalds” aty pranë dhe shkonim nga pjesa pas dhe i binim xhamit: “Hey, a ka tepruar ndonjë hamburger?”. Nuk do ta harroj kurrë Ednën dhe dy vajzat të tjera, të cilat gjithmonë më ndihmonin. Kurrë nuk i gjeta më, kam pyetur kudo në Portugali se ku mund të jenë ata vajza sepse nuk po i gjeja. Shpresoj që kjo intervistë të më ndihmoj që t’i gjej, do të isha shumë shumë i lumtur. Do t’i ftoj në Torino apo Lisbonë, do isha i lumtur t’i kisha për një darkë. Dua t’u jap diçka mbrapsht, sepse është diçka që nuk do ta harroj kurrë, atë periudhë të vë.shtirë në jetën time.”