/Ishin vëllezër! I madhi shkoi të shpëtoi të voglin por u mbγtën të dy. Detaje nga ngjarja tragjike në liqenin e Prushit

Ishin vëllezër! I madhi shkoi të shpëtoi të voglin por u mbγtën të dy. Detaje nga ngjarja tragjike në liqenin e Prushit

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.

Burime nga policia për Panorama.al bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Pas gati dy orësh polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se ata janë vëllezër me njëri tjetrin. Sipas News 24, grupi i fëmijëve kanë nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se njëri prej tyre është futur në ujë për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël por asnjëri nuk ka mundur të dalë.

SHIKO VIDEON KËTU