/IshuIIi grek do t’ju paguajë për të jetuar atje, zbuIoni ofertat MAHNlTËSE

IshuIIi grek do t’ju paguajë për të jetuar atje, zbuIoni ofertat MAHNlTËSE

Autoritetet greke do të paguajnë 500 € ose 572 $ në muaj për çdo familje që pranon të shkojë me banim të përhershëm në ishullin Antikythera. Madje drejtuesit lokalë premtojnë strehim falas dhe madje edhe ushqim falas, nëse ata bëjnë transferim të përhershme në ishull.

Një plan i përbashkët i hartuar nga Peshkopi Metropolitan i Antikytherës dhe Monemvasisë së bashku me këshillin lokal të ishullit të vogël, shpreson të risjellë jetën përsëri në ishullin e bukur grek, në të cilin për momentin jetojnë vetëm 24 banorë.

Qëllimi i Peshkopit dhe i zyrtarëve lokalë është të gjejë familje me më shumë se tre fëmijë, të cilët janë të gatshëm të zhvendosen dhe të jetojnë përgjithmonë në ishullin e Antikytherës.

Kryetari i këshillit lokal, Andreas Charchalakis thotë se ata janë duke kërkuar njerëz që janë të gatshëm të punojnë si peshkatarë, fermerë, ndërtues apo bukëpjekës.

“Këto janë profesione që mund të garantojnë të ardhura të mira për ata që do të vijnë në ishullin tonë”, thotë ai.

E përditshmja greke “Prothema” shkruan se Antikythera është një ishull i vogël në Egje, përballë Kytherës, i cili është një tjetër ishull por më i madh. Antikythera ndodhet afërsisht në gjysmën e rrugës midis Kretës dhe Peloponezit. Me gjithë vendndodhjen e tyre të largët, si Kythera dhe Antikythera i përkasin administrativisht kryeqytetit grek. Ata janë të dy pjesë të rajonit të Atikës, që ndryshe njihet si zona metropolitane e Athinës.

Ishulli ka tre vendbanime – Potamos, e cila njihet si ‘kryeqyteti’ i ishullit, Galanianá dhe Charchalianá.

Që nga shpallja e projektit për të tërhequr familjet e reja në ishull, më shumë se pesëmbëdhjetë familje të ndryshme e kanë kontaktuar me këshillin lokal për të mësuar mbi hollësitë e mëtejshme të planit.

Presidenti i këshillit thotë se njerëzit lokalë janë të gatshëm të presin këdo që do të donte të vinte dhe të vizitonte ishullin për të fituar një përvojë praktike në mënyrën e jetesës. Kjo konsiderohet e rëndësishme në mënyrë që familjet të jenë në gjendje të marrin një vendim të shëndoshë rreth lëvizjes së tyre përgjithmonë.

Antikythera është i njohur në mbarë botën për një mekanizëm bronzi të lashtë. Mekanizmi u gjet në një anije të mb ytur në prill të vitit 1900 nga një grup zhytësish të ndryshëm. I pagëzuar nga arkeologët “The Antikythera Machine”, në të vërtetë është një kompjuter antik analog që përdoret për të parashikuar pozicione astronomike, si dhe eklipset e planetit.

Mekanizmi ishte në gjendje të parashikonte ngjarje të tilla dekada më parë, ajo konsiderohet si një nga thesaret më të mëdha shkencore të gjetur ndonjëherë.