Ja çfarë i ndodhi ‘Tarameles’ mbrëmjen e sotme

0
282

Kë nuk ka emocionuar, kë nuk ka bërë për vete dhe kë nuk ka shkrirë së qeshuri fenomeni më i ri i ekranit? Xheison dhe ‘t’-të e tij të shumta janë bërë virtuale, aq sa rrjeti nuk thotë më ‘karamele’, por ‘taramele’, ‘totëmadh’, ‘Alteta’ etj. – fjalë që kanë lindur nga Xheisoni i Piter Panit.

Por çfarë i ndodhi sonte gjatë provave të spektaklit? Mos u shqetësoni për taramelen e ëmbël të Piter Panit, sepse ajo që i ndodhi ishte një surprizë shumë e bukur. Ndër më të bukurat që vogëlushi ka shijuar deri tani.

Së bashku me të gjithë fëmijët, Xheison ishte në provat e Piter Panit, si çdo të diel, kur nga prapaskena e ëma iu afrua me një tortë me Spiderman-in për t’i uruar ditëlindjen e tij të 8-të. Sapo dëgjoi këngën e ditëlindjes dhe kuptoi surprizën që stafi i Piter Panit i kishte përgatitur, Xheison u emocionua dhe fare natyrshëm vuri duart në ‘totë’ (ndiqni videon) kur pa të ëmën t’i afrohet me tortën në duar.

Të gjithë fëmijët e anijes nisën t’i këndonin Xheisonit këngën “Happy birthday”, që e emocionoi edhe më shumë vogëlushin.

Fëmija që ka rrëmbyer zemrat e publikut, që ka bërë për vete të madh e të vogël në të gjithë rrjetin me naivitetin, sinqeritetin dhe origjinalitetin e tij të pakrahasueshëm, është kthyer në fenomen virtual në vetëm pak javë pasi ka nisur edicioni i dytë i Piter Panit. Kijeni zili, sepse në vetëm 4 javë, Xheison numëron plot 80 mijë ndjekës në Instagram dhe ky është vetëm fillimi.

Surprizën e kësaj ditëlindjeje të veçantë do ta ndiqni të plotë nesër mbrëma, por do të shikoni gjithashtu edhe shumë surpriza të tjera që Xheisoni dhe të gjithë fëmijët e tjerë kanë përgatitur për të ftuarat e radhës në anijen e Piter Panit.