Ja çfarë po bënte presίdenti në mοmentin kur në Kuvend po diskutοhej shkαrkimi i tij, kush është deputeti sοcialist me të cilin u takua ‘fshehurαzi’? (FOTO)
Presidenti i vendit Ilir Meta ”e ka ndjekur” diskutimin për shkarkimin e tij nga një kafe pranë selisë së parlamentit.
Në disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Meta shihet duke ndarë një bisedë me deputetin e Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.
Meta ka qenë fillimisht i ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli dhe më pas tavolinës i është bashkuar Angjeli së bashku me një person tjetër.
Vetë Angjeli ka seancat e tij të fundit në Kuvend, pasi ai nuk garoi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur jashtë listave të socialistëve.
Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta.
FOTO:
