Ja cfare shpikin kinezet per te ndaluar qytetaret qe mos kalojne semaforin me te kuqe (Video)

    0
    301

    Autoritet lokale në qytetin kinez Daje në provincën Hubei, kanë zbuluar një metodë të re që t’i parandalojnë këmbësorët të kalojnë rrugën në të kuqen.

    Ata nëse nuk presin që të ndizet drita e gjelbër, do të spërkaten me ujë përmes një pajisje interesante që është e vendosur para zebrave, transmeton Telegrafi.

    Pajisja e vendosur nëpër shtylla mbrojtëse paralajmëron përmes sistemit audio kalimtarët, që tani mund të kalojnë rrugën pasi është ndezur e gjelbra.

    -Drita e gjelbër është ndezur. Ju lutemi kaloni rrugën me kujdes të shtuar – dëgjohet një zë duke paralajmëruar këmbësorët.

    Paralajmërimi tjetër për ata që nuk e respektojnë dritën e gjelbër: “Ju lutem që të mos kaloni. Do të spërkateni me ujë”.

    Por, të gjithë ata që nuk i besojnë kësaj pajisje dhe vendosin të shpërfillim urdhrat duke kaluar rrugën në të kuqen, do të binden që ajo vërtetë funksionon mirë, pasi reagon më lëvizje falë sensorëve të instaluar.