“Ja kush e detyrοi Berishën t’i jepte PD-në Bashës”/ Deklarata bοmbë e demοkratit që e larguan nga gara me …
Ibsen Elezi pas skualifikimit të emrit të tij nga kryesia e PD për garën e kreut të Partisë bëri një deklaratë të fortë në “Vizion Plus”
kur tha se George Soros ka detyruar ish-kryeministrin Sali Berisha të lërë Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës.
Deklaratën Elezi e bëri kur u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj për lidhjen e Fatbardh Kadillit me Soros.
“George Soros është munduar të kapë edhe skenën politike, edhe shoqërinë civile këtu.
Të gjithë akuzuesit po ndërtonin situatën sikur George Soros kishte ndikimin e vet në Amerikë për të sulmuar ish-kryeministrin.
Unë këtë nuk e di, por di të them diçka: Të keqen e George Soros në Partinë Demokratike, bashkë me Lulzim Bashën, e solli Doktori.
Ishte e imponuar. Demokracia dhe loja politike kanë rregulla.
Të marrësh një njeri dhe ta bësh kryetar partie dhe pas tetë vjetësh të mos reagosh për humbjet ky produkt i yti, është shumë e rëndë.”