/Ja në cilin fshat të Shqipërisë FSHlHET THESARl i Aleksandrit të madh dhe kush po e kërkon atë

Ja në cilin fshat të Shqipërisë FSHlHET THESARl i Aleksandrit të madh dhe kush po e kërkon atë

Miraka është fshati mes Elbasanit dhe Librazhdit ku kërkohet thesari i Aleksandrit të Madh.

Fshati ka pozicion të çuditshëm gjeografik.

Në anën veriore ndodhet një shkrep i lartë që banorët e thërrasin Guri i Borjes. Shkëmbi gri ka një varg shpellash dhe majash të thepisura.

Është mjaft e vështirë të ngjitesh në majën e malit. Megjithatë pikërisht në këtë vend ekzistojnë rrënojat e një kështjelle të lashtë. Në anën jugore ndodhet Ura e Kamares mbi lumin Shkumbin.

Ura u ndërtua në mesjetë. Ajo lidh dy anët e rrugës antike Egnatia, e cila pasi zbret nga malet e Polisit, vazhdon rrëzë gurit të Borjes dhe më pas gjarpëron drejt Ohrit.

Sipas gojëdhënës, por edhe sipas intenerarit të hartave që aktualisht ndodhen në duart e disa kërkuesve në perëndim, në gurin e Borjes ose diku rreth urës së Kamares fshihet një thesar i paçmuar i Aleksandrit të Madh.

Historia e thesarit ka ngacmuar kureshtjen e eksploratorëve që shekullin e kaluar. Por kërkimet i intensifikuan sidomos pas viteve 90. Në mes të këtyre viteve, një kërkues 72 vjeçar nga Anglia arriti me një hartë në dorë në të cilën ishte e detajuar e gjithë vija Egnatia.

“Turisti” i vjetër kërkoi ndihmën e banorëve të zonës, madje kreu edhe disa gërmime private përgjatë rrugës shekullore si në banjot antike në Bradashesh, në kalanë e Mengëlit, në Malin e Borjes në afërsi të disa urave etj.

Kulmi i kërkimeve u regjistrua në vitin 2002 . Gjatë këtij viti në malin e Borjes u kryen gërmime nga ekspedita të posaçme qeveritare të ardhura nga Tirana.

Aq e besueshme ka qenë prania e një thesari në malin e Borjes sa ekspeditat ruheshin të cilat nuk lejonin afrimin e kureshtarëve të thjeshtë.