/“Ja si ndihesh kur të ha GJARPRl”, spektakIi dështon, regjisorit i gIIabërohet koka

“Ja si ndihesh kur të ha GJARPRl”, spektakIi dështon, regjisorit i gIIabërohet koka

Videoja sesi e gllabëron një anakonda regjisorin amerikan, Paul Rosolie, u transmetua në Discovery Channel, por jo me sukses.

Shfaqja me titull “Alive Eaten”, të cilën vetë Rosolie e kishte paralajmëruar rreth një muaj më parë me bujë të madhe, por nuk i ka përmbushur pritjet e audiencës.

Anakonda e gjatë 5,4 metra i ka gëlltitur vetëm kokën e mbrojtur mirë Rosaliet, i cili ishte i veshur me veshje të posaçme mbrojtëse.

“Gjëja e fundit që pashë ishte goja e tij e hapur. Pastaj çdo gjë u bë e zezë.

Pas më mbështolli, ndjeva se kostum im po më shqyhet dhe sikur dikush po mi tërheq duart.

Nuk i ndjeja më krahët. Thjesht, ishte e tmerrshme”, tha Rosolie. Në atë moment, ai i thirri për ndihmë anëtarët e ekipit të tij, të cilët e liruan.

Megjithatë, shikuesit pas shfaqjes bënë të qartë se ishin të zhgënjyer.

“Shpresoj që Paul të jetë i lumtur edhe pse e ka zhgënjyer tërë kombin.

Çfarë humbje kohe. Nuk mund ta quani emisionin “Ngrënie për së gjalli”, dhe pastaj të mos e lësh që gjarpri të të hajë”, ishin disa nga komentet e shikuesve në rrjetet sociale.

Vetë Paul më pas u shpreh se kishte frikë se mos anakonda pësonte gjë në rast se e hante atë të gjallë dhe kjo frikë, sipas tij e bëri të tërhiqej nga misioni. shi ko vi deon me po shet KE TU