“Jam nana”, na zhgënjeu të gjithëve, zbulohet e vërteta që fshihet pas videos virale

    0
    262

    Kohët e fundit në rrjetet sociale, një personazh që fliste për eksperiencat e tij seksuale në disa video, u bë shumë viral në internet.

    Shprehjet e huazuara nga kjo video si “Jam Nana”, “A je t’u ardh me pi kafe”, “M’trego mu ti…” u bënë kryefjala e çdo bisede tonë, por mesa duket, gjithçka paska qenë e inskenuar.

    Regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, përmes një video në Instagram, ka bërë të ditur këtë lajm, duke deklaruar se Avniu, burri në këto video, është protagonist bashkë me taksinë e tij në filmin që do të publikohet së shpejti nga Driloni.

    Hoxha ka thënë se ia kanë arritur qëllimit që t’i bënin të gjithë të flisnin për “Jam Nana”, pasi gjithçka ka qenë e inskenuar që prej fillimit. Skenat e plota do t’i shikoni në film.