“Jam nderuar nga Mbretëresha e Danimarkës dhe po çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim”

    0
    240

    Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, Përparim Kalo, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të komanduar Gent Cakaj, pas futjes së emrit të tij në listën konsujve që u hiqen targat diplomatike.

    Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë, emri i të cilit ishte i 8-ti në listën e publikuar nga Ministria e Jashtme, i ka nisur një e-mail “Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, në të cilin thotë se “deklarimi se konsujt e nderit paskanë bërë ‘shkeIje të habitshme duke u pajisur me targa CD’ është një fakt deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkeIje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit ose organit të tij përfaqësues”.

    Kalo shprehet në letrën e siguruar nga Dosja.al, se konfirmon se nuk do ta përdorë targën diplomatike, por i kërkon ministrit të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkeIje të habitshme. Sipas tij ky sado pak do të ishte kompensim për dëmin e shkaktuar.

    “Jam i Nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të Çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim”, shprehet Kalo në e-mailin drejtuar Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

    Ministri i Jashtëm me kompetenca të delaguara Gent Cakaj, u shpreh sot se do t’u hiqte targat diplomatike të paktën 38 “Konsujve të Nderit të Shqipërisë”, pasi sipas tij janë privilegje të pajustifikuara.