Jeni kurjoze si eshte shtepia e Edi Rames nga brenda,vajza e Lindes ja u shuan kureshtjen

    0
    442

    Shtëpia e Edi Ramës e cila ndodhet në Surrel gjithmonë ka shkaktuar kureshtje te publiku. Arkitektura e saj e jashtme është përtej të zakonshmes pasi është e ngjashme me bunkerët e përdorur në komunizëm. Vetë kryeministri nuk ka treguar kurrë asnjë nga ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, por disa foto të postuara nga vajza e bashkëshortes së tij Lindës, ngritën dyshime se mund të bëhej fjalë për shtëpinë e tij.

    Ajo ka postuar 3 foto në instagramin e saj, ku shfaqet një arredim mjaft i bukur, por muret prej betoni, na bëjnë të mendojmë se bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë e Ramës në Surrel. Të gjitha këto mbeten aludime, pasi vetë Rea në fotot e postuara nuk ka dhënë asnjë detaj se për cilat ambiente bëhet fjalë. Duhet theksuar se Rea vetë në profesion është arkitekte ndaj edhe mund të jetë ndonjë projekt i saji personal.