/“Jeni si cυnami”, Berisha ρara protestuesve: Vdekje e mόnizmit, Ramën do ta çojmë në bυrg me regjim special

“Jeni si cυnami”, Berisha ρara protestuesve: Vdekje e mόnizmit, Ramën do ta çojmë në bυrg me regjim special

Për Sali Berishën, protesta e sotme e thirrur prej tij dhe Ilir Metës i ngjan “një cunami”. Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit demokrat dhe opozitar.

“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës. Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.” tha Berisha.

Ndërkohë Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai është armiku më i egër i lirive.

“Ky armik, nuk njeh ligj, Kushtetutë, moral, dhe është sulur me makinerinë e narko shtetit të rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku me i egër i lirive tona.” tha Berisha.

Më tej Berisha tha para protestuesve se kryeministri Rama e ka kthyer pushtetin në monizëm.

“Rama ka rikthyer monizmin e plotë. Le të brohorasim si 30 vite më parë. Vdekje, vdekje e komunizimit. Vdekje e monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizimin tënd do e arkivojmë bashkë më ty. E ke vendin në burg, dhe me regjim special, edhe atje do të të çojmë”/abcnews.al/