Jeta super luksoze e Ronaldos,shpenzon 50 mije euro ne dite per dieta

    0
    255

    Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është gjithmonë në formë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Natyrisht që forma e mirë që ai gëzon është dieta e shëndetshme dhe stërvitja me plan.

    Për mbajtjen e trupit në formë, Ronaldo ka vendosur rregullat e tij personale. Karbohidrate dhe proteina me shumicë, kështu fillon dita e tij.

    Bashkë me to vijnë peshku dhe perime të ziera, fruta të ndryshme, ujë dhe lëngje të shtrydhura. Sigurisht të freskët.

    Së bashku me ekspertët e tij që e konsultojnë, Ronaldo praktikon edhe një regjim të kontrolluar të gjumit.

    Ai fle pesë orë në ditë nga 90 minuta. Më pas ushtron stërvitjen e tij të zakonshme në palestrën e shtëpisë, ku kalon përditë 4 orë të jetës.

    Duke ngritur pesha që arrijnë së bashku deri në 23 ton. Më pas përdorë teknika moderne rikuperimi.

    Një pajisje që quhet “Dhoma e ftohjes” ku portugezi e ka instaluar në vilën e tij luksoze.

    Përdorimi i saj kushton rreth 50 mijë euro në ditë. Në fund të ditës, radhën e ka masazhi. Ku një staf i specializuar kujdeset për relaksim e tij të përditshëm. Një profesionist i vërtetë shprehet Marko Ruiz.

    Me gjithë këtë përkujdesje, nuk ka se sesi të mos jetë në formë sulmuesi i Realit i cili edhe pse po mbush 34 vjeç, vazhdon të jetë si një 20-vjeçar.