Jeta super luksoze e vajzes me dy baballare

    0
    253

    Kjo garderobë mund të duket si e një ylli Hollivudi.

    Fustanet janë Prada dhe Burberry, aksesorët Gucci, Hermes dhe Louis Vuitton.

    Mes këtyre aksesorëve, edhe një unazë Faberge me vlerë 400 mijë sterlina.

    Por kjo pasuri nuk i përket një aktoreje, por një adoleshenteje që sapo ka mbushur 18 vjeç.

    Ajo është britanikja Saffron Drewitt-Barlow dhe u bë kryelajm që kur lindi, pasi ajo dhe vëllai i saj binjak, Aspen janë të parët fëmijë të regjistruar me dy baballarë dhe pa mama.

    Baballarët e saj janë Barrie dhe Tony Dreëitt-Barloë, që u bënë të parët homoseksualë në Britani që lindën fëmijë përmes surrogateve.

    Saffron dhe Aspen u ngjizën me vezët e dhuruara nga një grua, Tracie Mçune dhe u vendosën në mitrën e një tjetër gruaje, Rosalind Bellany.

    Barrie është babai i njërit fëmijë, Tony i tjetrit. Ata nuk kanë zbuluar kurrë se cili është babai biologjik i secilit pasi e konsiderojnë veten si prindër të barabartë.

    Më vonë ata sollën në jetë edhe djalin Orlando, tani 13 vjeç dhe binjakët Jasper dhe Dallas, 6 vjeç.

    Në fillim të këtij viti, Barrie dhe Tony thanë se do e zgjerojnë familjen më tej, duke përdorur dy surrogato dhe selektimin, për të bërë dy vajza.

    “Ka shumë testosteron në këtë shtëpi,” thanë ata.

    Pasuria e të dyve i kalon 40 milionë sterlina.

    Të dy thonë se pasurinë do ua lënë fëmijëve.