/JETOl gjithë jetën me qira, deri sa mbyIIi sytë, djaIin e la rrugeve, miqtë thonë se Koço DevoIe

JETOl gjithë jetën me qira, deri sa mbyIIi sytë, djaIin e la rrugeve, miqtë thonë se Koço DevoIe

Ata që e njihnin nga afër, thonë se Koço Devole jetoi në një shtëpi me qira deri sa u largua nga kjo jetë.

Artisti i jashtëzakonshëm i humorit shqiptar, u përcoll dje në banesën e fundit.

Koço Devole u përcoll me lëvdata nga kolegët e tij, të cilët e konsideronin të jashtëzakonshëm, me një formim të gjithanshëm, një Charlie Chaplin shqiptar, që nuk bëri kompromise me politikën.

“Formimi i tij në artin e humorit është i veçantë. Ishte skenarist, aktor, regjisor, ishte i jashtëzakonshëm.

Para një viti më dorëzoi një telekomedi shumë të bukur dhe unë e kam si mision që ta çoj deri në fund dhe ta realizoj”, tha aktori Agron Llakaj.

Përtej konsideratave për artin e Devoles, një nga moderatorët e njohur të programeve satirike, Saimir Kodra thotë se politika dhe shteti shqiptar nuk duhet të kujtohet për artistët veç në ditën e lamtumirës me mesazhe.

“Kontributet e tyre nuk duhet të vlerësohen vetëm në ceremoni mortore. Jeta e tyre, gjendja e tyre sociale duhet të jetë shumë më ndryshe. Ndoshta nuk është momenti, por më duhet ta them, Koço Devole vdiq në vendin e tij, këtu në Tiranë, në një shtëpi me qira”, u shpreh Kodra për mediat.

Leka Bungo do të kishte dashur që Devole të përcillej prej dyerve të institucioneve, ku punoi për vite të tëra. “Ai bëri shkollën e tij, që ishte me shumë vlera dhe do të vazhdojë të jetë për artistët e rinj të skenës, e në veçanti atyre të humorit, që e duan teatrin e vërtetë dhe jo atë banal”, u shpreh Bungo.

“Ai bënte humor me të djathtët, me të majtët dhe me të qendrës, ndaj dhe s’kishte pse ta lëvdonte një palë e ta shante një tjetër. Jo vetëm arti i Koços, por arti në tërësi duhet të jetë në opozitë të vazhdueshme me politikën’, tha aktori Xhevahir Zeneli.