/Ju kujtohet Ervini i “Big Brother”? Në SHBA i ndryshon jeta komplet, ç’po ndodh me ish-modelin

Ju kujtohet Ervini i “Big Brother”? Në SHBA i ndryshon jeta komplet, ç’po ndodh me ish-modelin

Ju kujtohet ish-banori i “Big Brother”, Ervin Zyfi? Në fillim të vitit 2019 ai i dha fund beqarisë.

Ish-modeli i propozoi partneres së tij të zemrës, me të cilën nisi edhe një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Panorama Plus”, Ervini tha se kishte në plan që ta zgjeronte familjen dhe ja ku janë faktet.

Ai ka postuar fotot e para nga materniteti me vajzën e tij, të cilën e kanë pagëzuar Juliana.

“Mirë se erdhe bebi Juliana! Zoti bekoftë familjen dhe gruan time të mrekullueshme!”, shkruan Ervini, ku duket shumë i lumtur.

Në Amerikë, Ervini punon në ” Building remodeling Manhattan”, një agjenci e specializuar për rimodelimin e apartamenteve, shkollave, hoteleve, restoranteve etj.

Martesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si do e përshkruante jetën e re?

“Jeta e re, status i ri. Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar.

Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA dhe mund ta them që fillimi ishte i vështirë.

Vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA, por, faleminderit Zotit që kam në krah një person të mrekullueshëm”.