“Ju rëntë kanceri, Hola mi hombre, 7*7 bëjnë 42…”, shprehjet e politikanëve që u kthyen në hit

    0
    349

    Ata na udhëheqin, por në shumë raste politika shqiptare kthehet në një “teatër”. Ata shajnë, fyejnë apo ironizojnë me njëri-tjetrin, por nuk mungojnë edhe batutat, të cilat kanë lënë me gojë hapur të gjithë ata që i kanë dëgjuar dhe qeshur pa fund, ku vështirë se do harrohen.

    Më shumë se sa puna, kjo është edhe që një pjesë e tyre që mbahen mend gjatë. E nga këto kanë batuta kanë marrë spunto për të “sajuar” të tjera, siç është rasti Ndoka, i cili mori edhe epitetin Filozof.

    Por nuk është i vetmi…

    Por kush janë disa prej politikanëve dhe batutat e tyre që mbahen mend nga qytetarët? Ne kemi vendosur të sjellim batutat më të forta, duke filluar nga Ilir Meta e Edi Rama deri te Fatos Nano dhe Sali Berisha, batuta që u bënë hit.

    Po e nisim me kryeministrin. Numri një i Qeverisë së fundmi mbahet mend për shprehjen e tij që i drejtohet opozitës: S’keni parë gjë akoma!

    Nuk është e vetmja, edhe më herët kryeministri është shquar për batuta, një pjesë të të cilave po ua sjellim më poshtë.

    Edi Rama

    Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohej Njazi Kosavrastit: Sikur të ka gjet doktori te gabi.

    Edi Rama sapo emërohet ministër i Kulturës në vitin 1998 nuk pranoi badigardë, teksa deklaronte: “Nuk do të pranoj badigardë, përjashto rastin kur të më japin një më të gjatë se vetja”.

    Edi Rama kur deklaronte për Berishën: Dua t’i kërkoj falje publike Pinokut, kësaj krijese naive të përrallave që e kam fyer pa të drejtë dhe krahasuar me Saliun.

    “Të fala Sandrit”. Edhe kjo batutë e Ramës mori dhenë.

    Lulzim Basha

    “7 herë shtatë bëjnë 42. Më tej atij ju desh të bënte dhe një mbledhje, ku 49 + 36, i dilte 95. Kjo “matematikë” e Bashës nga foltorja e Kuvendit bëri të qeshnin deputetët e më pas të kthehej në batutë.

    “Erion Veliajt do t’i çoj një kastravec 136 mm të gjatë”.

    Sali Berisha

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shquhet për batutat. Një prej tyre dhe që ka marrë dhenë është ajo: “Jam Sali Berisha o budallenj”.

    Por nuk është e vetmja, më 16 mars 2006 në konferencë shtypi tek kryeministria, Berisha shpreheh: “Gazetarët jashtë tani. Se po t’i lesh këta, bëhen banorë të Kryeministrisë. Po nuk kanë faj këta kur shohin Bashën, që ka pothuajse moshën e tyre”.

    Një tjetër shprehje tipike e Berishës është edhe ajo: “Çadra pistoletë, thika me helm”.

    “For me this is a miracle of freedom”.

    Ilir Meta

    Presidenti i Shqipërisë mbahet mend për frazën epike në 2015-ën: “Me qetësi dhe dashuri”.

    Fatos Nano

    Fatos Nano gjatë fushatës për katarsis në vitin 2001 pohonte: “E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra ministër”.

    Nard Ndoka

    Nard Ndoka, deputetin e opozitës mund ta cilësojmë si më të veçantin sa i përket larmishmërisë së batutave. Jo vetëm që janë kthyer në hit, dhe që ai i ka marrë me sportivitet. Por në çdo dalje të tij, Kuvend, Konferenca shtypi, emisione të ndryshme, ai ndiqet, pasi gjithmonë do ta ketë një batutë.

    Batuta e tij që pasoi më pas të tjerat është ajo kur deputeti po fliste për çështjen e armëve me leje, u ngatërrua dhe në vend që të thoshte, “me armë pa leje”, bëri kombinimet e mundshme të këtyre dy fjalëve, përveç atij të saktit.

    Ka vrarë për një plep, ka qenë problematik. Ka shëtitur disa herë me leje pa armë, me leje me armë… me vete…”, ka thënë Ndoka.

    “Hola mi hombre, per favor mi hola”.

    Ilir Beqja

    “Suksese në jetë!” Shprehje e thënë nga Beqja, që u përdor më pas me ironi nga opozita, por që mbahet mend gjatë…

    Erion Veliaj

    “Më thërrisni lali Eri. Kam shitur fiq”.

    Tërmet Peçi

    Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, u bë i njohur nga shprehja: “Unë do të bëj gjithçka për një fitore publiçitare”.

    Eduart Shalsi

    Shalsi mbahet mend për shprehjen e tij: “Ne do të vjedhim, por jo kaq shumë sa këta”.

    Ferdinand Xhaferri

    “Të përmirësojmë cilësinë e diellit dhe rërës”. Ky premtim në fushatë i Xhaferrit bëri bujë dhe u kthye në hit.

    Jozefina Topalli

    “Të kap për zhelesh të nxjerr përjashta”.

    Ylli Pango

    “Hiqi ato mbërtheckat”.

    Kandidati i PPSH-së, Azbi Kasaj

    “Nëse nuk votoni për mua ju rëntë kanceri në grykë dhe vdekshi që nesër”.

    Joleza Koka

    “Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ç’a pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët…”

    Laura Vorpsi  

    “Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë”.