Jul Deda emocionon me fjalët për të bijën: Atë datë e kam skalitur në zemër…

    0
    342

    Aktori i humorit Julian Deda, është emocionuar së tepërmi ditën e sotme, teksa e bija Reina feston ditëlindjen.

    Ai thotë se ditën e lindjes së vajzës, e ka të skalitur në zemër, si momentin më të bukur të jetës.

    Juli ka publikuar një fotografi ku shihet në makinë me të bijën dhe djalin, duke i bërë një dedikim vërtetë së ndjerë vogëlushes së tij.

    “Me siguri ti nuk e mban mend ditën kur linde, por unë atë datë e kam të skalitur në zemër, të gdhendur në të gjithë qenien time, si momentin më të bukur të jetës sonë. Reina Mia, u bëfsh 100 vjeç, të dua shumë… shumë fare. P.s. Kujdes, ai mbrapa kafshon”, shkruan aktori.

    Juli është i martuar me Armandën prej afro 13 vitesh dhe si fryt i lidhjes mes tyre, janë bërë prindër të një djali dhe një vajze, Mateos dhe Reinas.