/Juristi bën deklaratën “b ombë”/ Si u eIiminuan 2 personat që kishin dijeni mbi aferat e Ilir Metës

Juristi bën deklaratën “b ombë”/ Si u eIiminuan 2 personat që kishin dijeni mbi aferat e Ilir Metës

Juristi Romeo Kara ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e presidentit Ilir Meta, sipas tij për t’i shpëtuar aferës CEZ-DIA.

Në një postim në rrjetet sociale, Kara shkruan se dy personat që kanë pasur dijeni të plotë për të gjithë aferën CEZ-DIA sot nuk janë më.

I pari është Eduart Belegu. Ky i fundit ka qenë këshilltar i ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, armiku më i madh i Metës.

Në 2010 ai u zhduk në mënyrë krejt të papritur. Ai zyrtarisht është shpallur i vdekur.

Juristi Kara shprehet se ai u zhduk pasi ka pirë kafe me një person të Ilir Metës para selisë së LSI.

Emri tjetër është Qazim Tepshi, ish-ambasador në Çeki, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve me çekët për çështjen e CEZ. Ai vdiq në 2015 dhe zyrtarisht u raportua për atak kardiak, por familjarët e tij dhe juristi Kara kanë dyshime se mund të jetë eliminuar.

Reagimi i plotë:

Eduart Belegu zhduket pikerisht pasi ftohet për kafe nga nje njeri i afert me Meten.

Qazim Tepshi, ish ambasadori i Shqiperise në Çeki, nderron jete papritur, në menyre të dyshimte, pikerisht pak pasi u ftua per kafe nga nje tjeter njeri i afert i Metes.null

Kjo ngjarje ndodhi në gushtin e vitit 2015, menjehere pasi miku i Metes i aferes DIA-CEZ, Kastriot Ismailaj, u arrestua dhe filloi të hape gojen në menyre kercenuese për Meten nga burgu, duke ngritur nje furtune kunder tij ne parlament dhe ne media.

Qazim Tepshi, ishte nje kercenim për Meten, pasi ai ka qene në dijeni qe në fillim të aferes CEZ-DIA dhe kishte kohe qe kishte shfaqur pakenaqesi ndaj Metes dhe Ismailajt, lidhur persa me siper.

Ishte Qazim Tepshi ai qe me porosi të Metes, ofroi prane stafit drejtues të CEZ-it, Kastriot Ismailajn, duke e prezantuar si nje njeri të afert dhe të besuar të Metes.
Kete fakt e konfirmon në deshmine e tij ish kryetari i bordit të drejtoreve të CEZ-Shperndarje, Jozef Hejsek.

Qazim Tepshi eshte aksidentuar me makine në Prage për llogari të Metes, pikerisht kur Meta dhe Ismailaj vizituan se bashku Pragen në fund të vitit 2010, me qellimin qe ai të mos ishte i pranishem në takimin dypalesh: Meta-Ismailaj & Roman-Pleskash, takim në të cilin u bene disa marreveshje mafiozo-korruptive.

Pak dite para ketij takimi, Ismailaj u pagua me urgjence nga CEZ-i per pune të pakryera asnjehere, me rreth 1.5 milione euro, para të cilat dyshohet se u paguan në funksion të ketij takimi.

Pak dite pas ketij takimi, ERE, në ndikimin e Metës dhe Berishes, miratoi nje vendim lidhur me uljen e cmimit të shitjes se energjise elektrike nga KESH-i tek CEZ-i, vendim i cili rendoi minimalisht me 30 milione euro në vit buxhetin e shtetit.

Eshte nje mesazh i forte i dhene nga djali i Qazim Tepshit në 21 gusht 2020, kur ai në pese vjetorin e largimit të babait të tij nga kjo jete deklaroi se: “Qazimi bente qe Berisha dhe Meta t’i rrinin gati tu. Hollesirat me vone”, premton djali i Qazim Tepshit.

Të shpresojme qe nje dite do të zbardhen të vertetat qe ka ditur Qazim Tepshi, për të cilat Meta dhe Berisha i qendronin, gati tu, dhe qe u bene shkas për ikjen e tij të parakoheshme pikerisht pasi piu kafe perballe selise se LSI-se me njeriun e Metës.