Lajme

Kαοs në LSI/ Bαnda e Metës dhe Monikës shkaΙΙmon muret dhe tavanet e zyrave për të gjetur përgjuesit, bαstisje edhe në makina dhe banesa

Rrethimi nga grupi special kundër krimit zgjedhor çorienton LSI-në, anëtarët e bandës kontrolle masive për përgjues. Kryemadhi: Përgjuesit i ka vendosur Operacionalja e Ministrisë së Brendshme

Lëvizja Socialiste për Integrim, banda më famëkeqe e plaçkitjes në Shqipëri nën drejtimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, është përfshirë në kaos, paranojë dhe panik, për shkak të rrethimit nga grupi special kundër krimit zgjedhor.

Gjatë ditëve të fundit, grupet e shtabeve të LSI-së, të cilët ende nuk ia kanë mbathur në drejtim të PS-së dhe PD-së, kanë nisur të shkallmojnë muret dhe tavanet e zyrave, në kërkim të përgjuesve që ka vendosur struktura shtetërore policore, në përbërje të të cilës ka edhe agjentë të huaj. Fillimisht, shkallmimi i mureve të zyrave nisi në Durrës, kur drejtuesit e LSI-së iu ankuan Metës se kishte futur përgjues në zyra djali i Lefter Kokës, mbi të cilin Meta ka nisur prej disa javësh një fushatë kërcënimesh dhe shantazhi.

Por, ditët e fundit zyrat elektorale të LSI duket sikur po i nënshtrohen rikonstruksionit të brendshëm, për shkak të shkatërrimit të mureve, tavaneve dhe mobilieve, për të gjetur përgjuesit, që dyshohet se janë futur në mënyrat nga më të sofistikuarat.

Nga paranoja e tmerrshme se po përgjohen duke bërë pazare dhe do të përfundojnë në duart e SPAK, njerëzit e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kanë nisur të shkallojnë edhe makinat e LSI, makinat personale dhe banesat e tyre private.

Për shkak të frikës nga përgjimi, në disa zyra elektorale të LSI janë pezulluar diskutimet në mbledhje.

Ditët e fundit mbledhjet po zhvillohen në mjedise të hapura në terren dhe në grupe të vogla. Monika Kryemadhi pretendon se përgjimi po kryhet nga Operacionalja e ministrisë së Brendshme.

Disa ditë më parë, Ilir Meta tha se ai ishte më i survejuari dhe i përgjuari. Pothuajse çdo takim i dyshimtë i Metës, nëpër skuta me njerëz të dyshimtë, fotografohet.

Ditët e fundit u publikua një tjetër foto, ku Meta ishte maskuar me kapuç, duke takuar një personazh në Gjirin e Lalzit. Dy ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se po përgjohej natë e ditë.

“Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme.

Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. U kemi gjetur edhe përgjuesit ambientalë në ambientet tona…”, tha Kryemadhi./Pamfleti