“Ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes”, Izet Haxhia bën akuzën e rëndë për Shkëlzen Berishën

    0
    392

    Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha mund të jetë pjesë e komisionit hetimor për drgoën, që ka si objekt kryesor Saimir Tahirin.

    Nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

    Felaj ka dhënë edhe arsyet se përse mazhoranca e kërkon një gjë të tillë.

    Ajo tha se do të hidhet dritë mbi të gjitha, edhe mbi akuzat për përfshirje në trafik droge të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

    Ka një deklaratë publike për përfshirjen e ish- badigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha në trafikun e drogës.

    Izet Haxhia: Kam qenë dëshmitar vetë kur Shkëlzen Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes

    Izet Haxhia thotë se Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë në trafiqe të ndryshme.

    Haxhia, gjatë një replike që ka pasur me Sali Berishën, thotë se ka qenë vetë prezent, kur Shkëlzeni ka marrë 30 milion lireta nga Miri i Xhikes:

    “Po të të kisha përballë, mundësia më e madhe është që nuk do të flisja. Nuk ia vlen.

    Por disa pyetje, (kam shumë, por po veçoj disa) po t’i shkruaj:

    Së pari, unë atë që kam thënë për të birin kanë qenë plotësisht të vërteta.

    Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”.

    Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”?

    E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi.

    Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shifni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur.

    Ka pas nuhatje për lekët ai Zeni jot që kur ishte i vogël, Sali, nuk duhet ta mohosh.

    E nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe e bitisi me trafikantë armësh.

    Por për këtë punën e trafikut të armëve nuk dua ta fajësoj shumë, se për këtë ai kishte përvojen tate kur u shite armë gjyshërve të dashur të Zenit tat, tek serbet e Bosnjës.

    Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni në atë kohë ka qenë i vogël, por që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Tregoj vetëm një rast që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku.

    Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash…”(TemA)