/Ka mësuar të përdorë celularin, ky është majmuni që sheh video të “shokëve” në Instagram

Ka mësuar të përdorë celularin, ky është majmuni që sheh video të “shokëve” në Instagram

Një shimpanze jo vetëm që ka mësuar të përdorë iPhone-n, por di të shohë edhe video e foto në Instagram.

Eksperimenti i një minutësh i nxiti përdoruesit e ngazëllyer të internetit që ta shpërndanin videon e shimpanzesë kureshtare. Dhe, tashmë videoja është bërë virale në rrjet.

JD Durkin nga Queens, Nju Jork, i cili postoi pamjet, shprehu shqetësimin e tij për perspektivën e majmunëve teknologjikisht të avancuar.

Ai shtoi:

Një majmun duke zbuluar se si të përdori një smartfon është fillimi i fundit për ne idiotët.”
Në videon e postuar majmuni duket ndërsa shesh video të majmunëve të tjerë në Instagram, ai gjithashtu kalon nga videot nëpër profile të ndryshme duke hapur fotot që dëshiron.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania