/Ka shitυr νotën prej 36 υitesh, qytetarja Elbasani tregon sa e ka çmimin

Ka shitυr νotën prej 36 υitesh, qytetarja Elbasani tregon sa e ka çmimin

Miranda, një qytetare nga Elbasani pranon publikisht se e ka shitur votën e saj. Ajo thotë se edhe tani, nëse do i ofrohej një pagesë kundrejt votës së saj, një shumë për shembull, 50 Euro, do ta shiste. Miranda sqaron në “Aldo Morning Show” se e ka shitur votën që prej moshës kur ka fituar këtë drejtë, 18 vjeçe e deri tani që është 54.

Aldo: Ti thua që e shet votën 50 Euro, në rregull?

Miranda: Po.

Albana Çaushaj: E ke shitur ndonjëherë?

Miranda: Po mi, e kam shitur, si jo.

Aldo: E ke shitur? Sa lekë e ke shitur?

Miranda: Po ka vajtur edhe 100, edhe 500 Euro ka vajtur.

Aldo: Familja apo jo?

Miranda: Jo me familjen mo, vetë si individ.

Miranda: Aldo: E kuptova.

Miranda: Jo një herë, o ti Aldo, shiko se u plakëm me këtë emisionin tuaj.

Aldo: Unë jo akoma.

Miranda: Jo një herë e kam shitur, po që në moshën 18 vjeç deri në këtë moshë 54 vjeçe që jam, unë votën time vetëm e kam shitur.

Aldo: Po pse e ke bërë këtë moj motra, ke pasur nevojë për lekë?

Miranda: Po e kam bërë se unë nuk do degjeneroj që të konsiderohem me të meta mendore për politikën dhe deri në momentin që njeriu është madhor dhe ka mundësi të mendojë, unë kështu e kam menduar, që në moshën që kam qenë madhore, 18 vjeç.