/Ka shumë borë në tokë? Majmunët në Japoni kanë gjetur një mënyrë kreative për të udhëtuar! (Video)

Ka shumë borë në tokë? Majmunët në Japoni kanë gjetur një mënyrë kreative për të udhëtuar! (Video)

Një grup majmunësh që u ngjitën nëpër tela të telefonave midis shtëpive kanë lënë shumë njerëz të habitur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për xhirime të marra në Mutsu, vend në Japoni i cili ishte mbuluar nga bora.

Pamjet e jashtëzakonshme thuhet të jenë parë me miliona herë.
Një grua ka thënë se majmunët herë pas here mund të shihen në këtë zonë, por kjo ishte hera e parë që ajo ka parë një skenë të tillë.

Mutsu është një qytet i vendosur në Prefekturën Aomori, Japoni. /Telegrafi/

https://youtu.be/doq2DepwWIk