Teksa të gjithë presin pranverën dhe ditët e ngrohta, moti duket se bën edhe “kapriço”.
Kështu në zonën e Korçës kanë sërish reshje bore.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në zonën që lidh Boboshticën dhe Dardhën është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve për të hapur rrugën.
Duket se tashmë duhet pritur muaji prill për tu futur tamam në stinën e pranverës.

