Kapricot e motit per oret dhe ditet ne vijim,meteorologet japin lajmin e keq

    0
    189

    Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa për orët në vijim duket se do të vijnë me një intensitet të lartë.
    Ky është parashikimi që MeteoAlb ka publikuar për ditën e sotme dhe orët në vijim, ku pritet gjithashtu dhe një luhatje temperaturësh.

    Pasditja do të sjellë një rënie me 2 – 3°C duke ulur maksimumin ne 24°C.

    Mirëpo, meteorologët japin dhe një lajm të keq, lidhur me kushtet atmosferike.

    Deri në fund të muajit vendi ynë mbetet nga ndikimi i vranësirave, që do të sjellë reshje të herëpashershme.

    Nëse keni menduar për plazh tani në maj, duhet të prisni qershorin. Të shpresojmë se qershori do të sjellë ditë me diell dhe shirat mos të jenë dominante.