/Këngëtarja e njohur shqiptare publikon videon me vallen e Shotës, Timbaland i bën komentin që nuk pritej kurrë

Këngëtarja e njohur shqiptare publikon videon me vallen e Shotës, Timbaland i bën komentin që nuk pritej kurrë

Enisa Nikaj është emri i këngëtares që po kor shumë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke kërcyer vallen e Shotës.

Krahas videos ajo ka shkruar:

Ne shqiptarët nuk bëjmë ‘twerk’, por e vallëzojmë Shotën.”
Por këngëtarja shqiptare nuk është bërë lajm për këtë gjë. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes, pasi ka marrë një koment nga një njeri me shumë influencë, në industrinë e muzikës në Amerikë. E kemi fjalën për producentin e njohur, Timbaland.

Ai ka komentuar:

Çfarë është kjo këngë, më duhet.”
Mesa duket producentit të njohur duhet t’i ketë lindur ndonjë ide dhe ndoshta dhe Enisa është pjesë.