/“Keni për ta parë”, Spartak Ngjela ngre aIarmin mbi situàtën në vend dhe Iëshon paraIajmërimin e fortë

“Keni për ta parë”, Spartak Ngjela ngre aIarmin mbi situàtën në vend dhe Iëshon paraIajmërimin e fortë

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se shteti shqiptar ka bërë dot përpara sepse krerët kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues. Ngjela shton më tej: “Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon.

Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidentetn e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç”.

Postimi i plotë:

“Edhe pse shteti shqiptar, pas shumë përpjekjesh u formua i cunguar në 28 mijë kilometra katrorë, ai nuk bëri dot përpara, sepse krerët që e drejtuan, shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues tertitoresh shqiptare. Sidomos te Serbia.

Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidentetn e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç.

Turp!

Por, kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta shitës banalë të interesit kombëtar, që kanë filluar me Esat Pashën dhe kanë ardhur deri te Edi Rama?

E patë dje antishqiptarin Rama se si u suall me çlirimtaren e Kosovës, ëndërrën patriotike të shqiptarisë?!!

Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, me veglat e tij qorre. Kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombërar në Beograd.

Zotërinj, mbaheni mend: struktura e brendshme e mendimit, nuk është fjala, por sjellja. Ajo sjellje që tregoi kryeministri shqiprar ndaj zonjës së lartë e të nderuar shqiptare të Kosovës, është antishqiptarizëm i kulluar. Por, është naiv, që do të ketë një fund shumë të keq dhe të shpejtë; keni për ta parë.

Kurse, pyetja mbetet të jetë kjo:

Shqiptarët, akoma edhe sot do të vazhdojnë të mbajnë për kryeministra antishqiptarët, si në 100 vjet?”-shprehet Ngjela.