/Kërcimi i stjuardesave që ka pushtuar rrjetin! (VIDEO)

Kërcimi i stjuardesave që ka pushtuar rrjetin! (VIDEO)

Dy pilotë të linjës ajrore ‘SpiceJet’ janë pezulluar pasi gjatë fluturimit nuk ishin në kabinën e tyre, por së bashku me pjesën tjetër të ekuipazhit po kërcenin me njëri-tjetrin.

Pilotët dhe stjuardesat filluan të kërcenin kur aeroplani ishte në një lartësi prej 10.600 metra.

Ndërkohë që stjuardesat po kërcenin, pilotët po filmonin me celularët e tyre. Video e vallëzimit të stjuardesave është publikuar në internet nga vetë pilotët.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil e cilësoi këtë veprim të ekuipazhit të “padisiplinuar”, duke thënë se është rrezlkuar siguria e aeroplanit.
Më poshtë shihni pamjet në Video:

https://youtube.com/watch?v=j77wkr9hMNc%3Ffeature%3Doembed