Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, BE ‘gjunjëzon’ PD-LSI: Parlamenti dhe qeveria janë legjitime, nuk duhet të krijohet precedenti i rr.ezikshëm

    0
    322

    Ambasadori I BE-së komentoi edhe kushtin e opozitës për zgjedhje të parakohëshme.

    “Ky kusht, për mendimin tonë përfaqëson një precedent të rr.ezikshëm. Ne nuk mund të kërkojmë që kjo gjë të ndodhë. Kjo mund të krijojë precedent për të ardhmen, por edhe për vendet e tjera.

    Ne mendojmë që qeveria është legjitime, që Parlamenti është legjitim, por opozita tashmë ka dalë nga Parlamenti, prandaj propozimi për të pasur një platformë kombëtare, në të cilën të mund të bashkëbisedojnë të dyja palët dhe të gjejnë kompromis, më lejoni të them që kultura e kompromisit është një kulturë që ne e kemi mësuar në BE. Kultura e kompromisit është një kulturë që lejon që palët politike të ecin përpara”, – tha ambasadori Soreca në emisionin “Përballë”