/Kërkon mandatin e tretë, Rama fushatë edhe me të birin: Të ishte për mua merresha me Zahon, jo me Sali Mavrinë!

Kërkon mandatin e tretë, Rama fushatë edhe me të birin: Të ishte për mua merresha me Zahon, jo me Sali Mavrinë!

Kryeministri Edi Rama me “modesti” të plotë tha se nuk do e dëshironte mandatin e tretë nëse e dinte se s’do fitonte, pasi e ka më me kënaqësi të merret me Zahon, se me kundërshtarin politik, Lulzim Basha.

Rama thekson se djali i tij për kohën që shpenzon është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë se sa Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Në takimin e sotëm elektoral me qytetarët e Fierit, Rama nuk la pa sulmuar opozitën si dhe drejtuesin e vjetër të saj, ish-kryeministrin

Sali Berisha. Ai ka ironizuar Berishën duke e quajtur ”Sali Mavria”, për të cilin sipas tij flitet ende edhe në Shqipërinë e 2021.

‘’Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht,

në mënyn më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon.

Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’– tha Rama.