“Kështu rrihet gruaja kur djali shkon tek nana?”, ç’fshiet pas këtyre fotove?

    0
    588

    Fotot e një gruaje, e cila është dhunuar nga bashkëshorti i saj janë publikuar mbrëmjen e djeshme nga JOQ.al dhe janë përhapur me shpejtësi në internet, duke sjellë si pasojë reagimin e mjaft personave.

    Të shumtë janë ata që pyesin se çfarë ka ndodhur dhe cili është dënimi që ka marrë burri për dhunimin e të shoqes. Gjithçka që ne dimë, është se çifti vijon të jenë në një marrëdhënie dhe asnjëri prej palëve nuk ka kërkuar divorcin pas kësaj situate të krijuar mes tyre.

    Gruaja ka kërkuar urdhër-mbrojtje në Shkodër, ç’ka është miratuar nga organet kompetente pasi janë vënë re shenjat e dukshme të dhunës në trupin e saj.

    Por siç duket, bashkëshorti i saj nuk është ndalur me kaq, pasi dyshohet se e ka dhunuar sërish teksa ka dërguar djalin e tij për vizitë tek gjyshja.

    Personi që ka publikuar imazhet në rrjetet sociale shtron mes të tjerash, pyetjen therëse që çdo bashkëshort duhet t’ia bëjë vetes kur mendon të ngrejë dorën drejt femrës “Kështu rrihet gruaja kur djali shkon tek nana?”

    A është kjo Shqipëria Europiane që duam? A është kjo nëna e fëmijës që çdo mashkull do të ketë? Një grua me shenja dhe të nxira në çdo centimetër të trupit të saj?